Krijimi i Korridorit Pyjor të Parkut të Kodrave të Korçës

April 3, 2026

$0

Amount Raised

Awareness

$10000

Goal

0

%

🌟 Bashkohuni me ne në Krijimin e Ndryshimit! 🌟

Bashkimi Qytetar Rruga

Fondacioni Komunitar i Korçës dhe Qendra MEET

Projekti ‘Krijimi i korridorit pyjor të Parkut të Kodrave të Korçës’, parashikon krijimin e një lidhjeje në trajtë korridori pyjor të dy-tre zonave aktualisht të gjelbëruara të Parkut të Kodrave të Korçës, me anë të mbjelljes së fidanëve të specieve,

Akacie (Robinia pseudoacacia)

Panjë (Acer negundo)

Sumak me brirë (Rhus typhina) dhe

Pema e parajsës (Ailanthus altissima),

përreth një zone me sipërfaqe 53,328 m2 (53,3 ha) të vendosur kryesisht në shpatin perëndimor të kodrave (hapësira e gjelbër mbi qytet) dhe përgjatë një korridori me gjatësi totale prej 670m dhe gjerësi që varion nga 18 m deri në 210 m.

Pse propozojmë pikërisht këtë zonë?

Sepse është gjurma kryesore e zonës të kalueshme dhe më shumë të frekuentueshme që lidh qytetin me parkun natyror të kodrave dhe mandej të Moravës. Ështëtradicionalisht i frekuentuar dhe pjesë e fortë përbërëse e historisë të vjetër dhe të re të qytetit. Është subjekt tregimesh, kujtimesh dhe serenatash.

Ky aks, gjithashtu konsiderohet të jetë tejet i rëndësishëm përsa i përket jo vetëm lidhjes të disa prej zonave më me interes zhvillimi të qytetit, por edhe për shkak të potencialit të përllogaritur turistik dhe zhvillimor që mbart.

Kodrat e qytetit, mali i Moravës pas tyre dhe gjithë tërësia e atraksioneve të asaj zone, listohen si disa prej zonave më të para të zhvilluara kryesisht në shërbime dhe gjithashtu edhe si strehë sitesh të vizitueshme kulturore dhe natyrore.

Me anë të këtij korridori dhe të kësaj rruge aksesohen edhe parqet natyrore të Moravës, të Bredhit të Drenovës, kreshta e Cardhakut, Monumenti Natyror i Gurit të Capit, etj. Të gjitha këto kanë qenë dhe janë zona shumë të frekuentuara.

Njëkohësisht, sitet e sipërpërmendura konsiderohen si zona të stimuluara zhvillimi dhe qëndrojnë në projektet e bashkisë të Korcës si zona të zhvillimit turistik.

Estetizimi dhe zbukurimi urban i kësaj zone, restaurimi i ekosistemeve të dëmtuara hershëm me po të njëjtatspecie pemësh rreth të cilave është krijuar profili i kësaj zone, pritet të krijojë në vetvete një segment jo vetëm të bukur dhe shumëngjyrësh në të gjitha stinët, por edhe me vlerë në ndihmë të mjedisit dhe ekosistemeve të vlefshme të asaj zone e cila shërben si mbrojtëse e qytetit prej erërave të Moravës. Këto të fundit janë shndërruar në problem frekuent gjatë dimrit që pas dëmtimeve masive të brezave pyjorë gjatë viteve ’90.

Thank you!
Donations closed!

🌟 Bashkohuni me ne në Krijimin e Ndryshimit! 🌟

Bashkimi Qytetar Rruga

Fondacioni Komunitar i Korçës dhe Qendra MEET

Projekti ‘Krijimi i korridorit pyjor të Parkut të Kodrave të Korçës’, parashikon krijimin e një lidhjeje në trajtë korridori pyjor të dy-tre zonave aktualisht të gjelbëruara të Parkut të Kodrave të Korçës, me anë të mbjelljes së fidanëve të specieve,

Akacie (Robinia pseudoacacia)

Panjë (Acer negundo)

Sumak me brirë (Rhus typhina) dhe

Pema e parajsës (Ailanthus altissima),

përreth një zone me sipërfaqe 53,328 m2 (53,3 ha) të vendosur kryesisht në shpatin perëndimor të kodrave (hapësira e gjelbër mbi qytet) dhe përgjatë një korridori me gjatësi totale prej 670m dhe gjerësi që varion nga 18 m deri në 210 m.

Pse propozojmë pikërisht këtë zonë?

Sepse është gjurma kryesore e zonës të kalueshme dhe më shumë të frekuentueshme që lidh qytetin me parkun natyror të kodrave dhe mandej të Moravës. Ështëtradicionalisht i frekuentuar dhe pjesë e fortë përbërëse e historisë të vjetër dhe të re të qytetit. Është subjekt tregimesh, kujtimesh dhe serenatash.

Ky aks, gjithashtu konsiderohet të jetë tejet i rëndësishëm përsa i përket jo vetëm lidhjes të disa prej zonave më me interes zhvillimi të qytetit, por edhe për shkak të potencialit të përllogaritur turistik dhe zhvillimor që mbart.

Kodrat e qytetit, mali i Moravës pas tyre dhe gjithë tërësia e atraksioneve të asaj zone, listohen si disa prej zonave më të para të zhvilluara kryesisht në shërbime dhe gjithashtu edhe si strehë sitesh të vizitueshme kulturore dhe natyrore.

Me anë të këtij korridori dhe të kësaj rruge aksesohen edhe parqet natyrore të Moravës, të Bredhit të Drenovës, kreshta e Cardhakut, Monumenti Natyror i Gurit të Capit, etj. Të gjitha këto kanë qenë dhe janë zona shumë të frekuentuara.

Njëkohësisht, sitet e sipërpërmendura konsiderohen si zona të stimuluara zhvillimi dhe qëndrojnë në projektet e bashkisë të Korcës si zona të zhvillimit turistik.

Estetizimi dhe zbukurimi urban i kësaj zone, restaurimi i ekosistemeve të dëmtuara hershëm me po të njëjtatspecie pemësh rreth të cilave është krijuar profili i kësaj zone, pritet të krijojë në vetvete një segment jo vetëm të bukur dhe shumëngjyrësh në të gjitha stinët, por edhe me vlerë në ndihmë të mjedisit dhe ekosistemeve të vlefshme të asaj zone e cila shërben si mbrojtëse e qytetit prej erërave të Moravës.Këto të fundit janë shndërruar në problem frekuent gjatë dimrit që pas dëmtimeve masive të brezave pyjorë gjatëviteve ’90.